Dark Mode Light Mode

Ku është Sveçla? S’bëhet i gjallë as rreth dëmtimit të një antene kyçe të komunikimit në veri

Dy ditë më parë ajri ishte krjetësisht bosh përnga radio-valët e komunikimit policor në pjesën më të brishtë të sigurisë në vend: në veri.

Ky fakt i frikshëm për nga pesha, u raportua nga Dukagjini, te cilet njoftuan se “për më shumë se dy orë” para mëse dy dite, policia kosovare, gjegjësisht, organet e rendit dhe sigurisë, kishin mbetur me zero komunikim mes vete.

Shkaku i një anteneje të dëmtuar qëllimisht, e cila për nga defekti defunksionalizoi radiolidhjet, telefonët celularë dhe internetin.

Advertisement

Komunikimi – jetësor në atë zonë – i shuar, ka shpërfaqur edhe një “shuajtje” nga institucionet e vendit; të cilët këtë ngjarje e kanë mbajtur nën volumin publik.

Ministria që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla, e i cili shpesh ka qenë i zëshëm kur bëhet fjalë për veriun edhe për kompetenca që prekin Policinë e Kosovës, nuk është përgjigjur në pyetjet e televizionit”, ka shkruar gazetarja në raportimin e saj.

Sveçla që nga dezignimi i tij në emër të përvetshëm në komunikatën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, është deaktivizuar publikisht në përmasa josveçliane.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

13 − ten =

Previous Post

Mali i Zi vendos përfundimisht ta ekstradojë “mbretin e kriptovalutave” në Korenë e Jugut

Next Post

Ironizon Xhavit Haliti: Mos i ka Kurti 100 koka bërthamore në ndonjë shpellë që po ka guxim t’i bëj karshillëk Amerikës

Advertisement