Dark Mode Light Mode

Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa ka pritur personalitete te politikes dhe kultures nga viset mbareshqiptare

Mysafirët ishin të ftuarit e festivalit mbarëkombëtarë të këngës dhe valles shqipe “Presheva jehon 2011″. Gjatë paradites së sotme ata kanë diskutuar me ekzekutivin preshevarë për problemet me të cilat përballen shqiptarët e Luginës në sferën kulturore. Kryetari I komunës së Tetovës, Sadi Bexheti dhe presidenti I Unionit të shoqërive kulturo- artistike shqiptare, Azgan Haklaj kanë premtuar sot tek kryetari Mustafa për përkrahje dhe ndihmë profesionale për shoqëritë kulturo artistike nga Lugina e Preshevës. Nëse faktori shqiptarë është forcuar në Republikën e Shqipërisë dhe në Kosovë duhet medoemos të ndihmohen dhe përkrahen shqiptarët në Luginë të Preshevës dhe në Çamëri sepse kultura shqiptare është ADN e kombit shqiptarë, ka deklaruar për Radiotelevizionin Presheva, presidenti I Unionit të shoqërive kulturo- artistike shqiptare, Azgan Haklaj (TVP)

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

19 − fourteen =

Previous Post

Deputeti Halimi dhe diplomati i OSBE-se Vollebek te zhgenjyer per situaten ne Luginen e Presheves

Next Post

Partizanët e “nënës parti” apo deputetët e Kosovës “nënë”?

Advertisement