Dark Mode Light Mode

Kreministri Berisha: Pritet që turizmi të ketë kulmin këtë sezon

Sektori i ndërtimit ka shënuar një rritje prej 21 përqind dhe tani, mund të thuhet se ai e ka marrë veten plotësisht.

Një fakt të tillë, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e deklaroi gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.

Duke shtuar se një rritje gjithashtu, ka shënuar edhe sektori i transportit, ai i industrisë etj.

Advertisement

Këto sipas tij, përbëjnë tregues të rëndësishëm që flasin për rritjen ekonomike të vendit.

Pa harruar që të përmendë edhe sektorin e turizmit, si një sektor që po tregon ecuri pozitive në rritje nga viti në vit. “Pritet që turizmi të ketë kulmin e tij në këtë sezon”, tha më pas Berisha.

Sipas kryeministrit, në një kohë kur bota dhe Evropa po preken nga një krizë reale, vendi ynë po shënon rritje të vazhdueshme, e cila është e dukshme.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × 4 =

Previous Post

PS më në fund pranon rezultatin e KQZ-së që shpall Lulzim Bashën fitues

Next Post

NASA përgatitet për lëshimin e fundit të anijeve Shuttle

Advertisement