Dark Mode Light Mode

Krasniqi: Nuk është dashur të pranohet fusnota

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se në asnjë variant nuk është dashur të pranohet fusnota kështu siç është pranuar.

Në një intervistë për “Epokën e Re”, Krasniqi ka thënë se po të kishte biseduar klasa politike në mes vete për këtë çështje do ta kishim një zgjidhje më të mirë.

Krasniqi ka thënë se ekipi dialogues i Kosovës nuk i ka kapacitetet e mjaftueshme për ta udhëhequr këtë dialog.

Advertisement

“Kam pasur edhe kam rezervat e mia se në këtë dialog kemi hyrë të papërgatitur si duhet, pa i planifikuar çështjet që dëshirojmë t’i bisedojmë. Në këtë dialog kemi dërguar një ekip që ka treguar se nuk i ka njohur teknikat e dialogimit. Delegacioni i Kosovës duhet ta ndryshojë qasjen ose të ndryshohet i tëri”, është shprehur Krasniqi.

Duke folur për veriun, Krasniqi ka thënë se Pakoja e Ahtisaarit e arritur në bisedimet e Vjenës është dokument kompromisi. “Çdo dalje përtej kësaj pakoje rrezikon pakon në tërësi”, është shprehur Krasniqi.

Në këtë kontekst, ai u ka bërë thirrje liderëve politikë të kenë një komunikim ndryshe për veriun.

View Comments (1) View Comments (1)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

thirteen + thirteen =

Previous Post

NJË LIBËR PËR RADION DW në SHQIP nga autori Arben Muka

Next Post

Aleanca Kuq e Zi: PD-PS po e çojnë vendin në humnerë

Advertisement