Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi pas shume debatesh kerkese ankesen e Partise Demokratike per rivleresimin e te gjithe votave te kontestuara.

Me kater vota pro, pas kundershtimit te hapur te opozites dhe perfaqesuesve te saj ne komision, KQZ miratoi hapjen edhe te 26 kutive te tjera me 493 vota te kontestuara.

Me kete miratim, nga 26 qendra për të cilat do te behet rivleresimi, vetëm një pjesë e tyre kanë shënime specifike për fletët e kontestuara. Një pjesë e fletëve të votimit të kontestuara, pavarësisht se në favor të kujt kanë shkuar, janë vlerësuar si të tilla, për shkak se kryqi ose plusi përbri emrit të kandidatit ka dalë pak jashtë kuadratit të përcaktuar.

Një tjetër rast i evidentuar në librin e protokollit të mbledhjeve nga anëtarët e grupeve të numërimit dhe anëtarët e komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve, është kur në kuadratin përbri emrit të kandidatit në vend që të shënoheshin dy shenjat e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, është shënuara fjala “Po” ose nuk janë shënuar shenjat x ose +, por një vizë në të gjithë kuadratin.

Nga 403 fletë votimi që kërkojnë demokratët të rivlerësohen dhe rinumërohen, 2 prej tyre janë në Njësinë Bashkiake Nr. 3, 73 fletë votimi në Njësinë Bashkiake Nr. 5, 190 fletë në Njësinë Nr. 8 dhe 138 fletë në Njësinë Bashkiake Nr. 9.

Debatet

Mbledhja nisi me debate per shqyrtimin e kërkesave te relatuara nga subjektet politike, PD dhe PS lidhur me rezultatin e bashkise Tirane.

Perfaqesuesit ligjore te PS-se kane kundershtuar ankimimin e Partise Demokratike, duke e quajtur ate te pabazuar ne ligj, absurde dhe qe do ngaterroje me teper procesin.

“Nuk kemi kontestuar fletën, por kemi kontestuar procesin. Fletët janë ndarë nëpër zarfet e kondidatëve, kemi kundërshtuar vendimarrjen”- tha perfaqesuesi i PS-se.

Sipas Gjoncjat, cdo kërkesë e PD është totalisht e votuar, por nga dje sot kemi ndryshim të objektit dhe kërkohet të kqyret vendimarrja që ju pretendoni se është bërë transparente gjithë kohës.

“Kjo do te thote qe ju të vlerësoni votën që ju keni nxjerrë nga 113 kutitë dhe që gjatë procesit të vlerësimit të këtyre votave, dhe të hapim procesin me votat e vlerësuara nga KQZ dhe e argumentoni se KQZ ka vepruar si KZAZ. A ka afate, kur bëhet kjo cështje, se i bie që pas një muaji ti japim të drejtë një pale që i ka kaluar afati. Kjo cështje është përfunduar moralisht, juridikisht dhe PD ankimon rezultatit që shpall fitues kandidatin e vet, dhe sot ankimon tabelat e rezultatit që vete ju prodhuat”- tha Gjoncaj.

Nderkohe prefaqesuesi i djathte, Njazi Kosovrasti ka kundershtuar argumentinin e Gjoncajt. Sipas tij, eshte e drejte e subjektit te beje ankimimin perkates dhe eshte KQZ ajo qe duhet te vendose. Ai ka deklaruar se gjithcka eshte ne perputhje me ligjin, nderkohe qe KQZ ka vepruar si KZAZ e Tiranes.

Kerkesat

Kërkesat e depozituara, 2 nga Partia Socialiste, 1 nga Partia Demokratike , sipas KQZ-së kanë të njëjtin subjekt, kundërshtimin e tabelës përmbledhëse dhe kundërshtimin e rezultatit për bashkinë e Tiranës.

Në dy kërkesat ankimore të Partisë Socialiste kërkohet shfuqizimi i vendimit te KQZ-se qe pas numerimit te votave ne kutite e gabuara nxorri fitues kandidatin demokrat Lulzim Basha.

Nderkohe, Partia demokratike kerkon vleresimin edhe te 403 votave te tjera qe ndodhen ne 26 kuti te tjera.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve e nisi mbledhjen e se henes me kerkesen e perfaqesuesve ligjore te PS-se, per pezullimin e ankimimit per rezultatin e Tiranes, duke e argumentuar kete me shqyrtimin nderkohe ne Kolegjin Zgjedhor. Por pas shume debatesh, komisioni ka rrezuar kete kerkese dhe ka vijuar mbledhjen me shqyrtimin e ankesave te bera e te planifikuara ne rendit e dites te kesaj mbledhjeje.

SHPËRNDAJE