Dark Mode Light Mode

Kosova me vdekshmërinë më të lartë në Evropë nga ajri i ndotur

Për vite me radhë fusha e ambientit nuk ka qenë prioritet i qeverive, të cilat kanë udhëhequr me Republikën e Kosovës.

Ekspertët e mjedisit thonë se aksionet e ndërmarra e strategjitë e hartuara për përmirësimin e gjendjes së ambientit nuk kanë gjetur asnjëherë zbatimin e duhur, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Krijimi i një ambienti të pastër po vazhdon të mbetet sfidë për Republikën e Kosovës. Niveli i lartë i ndotjes tash e sa kohë është shndërruar në një prej problemeve kyçe me të cilin po ballafaqohet mjedisi në Kosovë.

Advertisement

Deponitë ilegale dhe deponitë legale, që janë në gjendje të mjerueshme, po e rëndojnë edhe më shumë gjendjen e ambientit në Kosovë.

Për përmirësimin e kësaj situate gjatë viteve janë hartuar dokumente, strategji e udhëzime administrative, por zbatimi i tyre nuk është jetësuar asnjëherë në plotësi.

Se Kosova po përballet me nivel të lartë të ndotjes së ajrit ka konstatuar edhe Agjencia Evropiane e Mjedisit.

Në raportin “Cilësia e ajrit në Evropë – 2018”, të publikuar nga kjo agjenci, thuhet se nga ajri i ndotur në Kosovë kanë vdekur 3 mijë e 700 persona për një vit, duke bërë Kosovën të renditet e para në Evropë sa i përket kësaj çështjeje.

Rrjedhimisht, i bie që ajri i ndotur ka shkaktuar humbjen e jetës së 0,2% të popullsisë së Kosovës.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × 5 =

Previous Post

Krizë e madhe ekologjike, zhduken 3 miliardë zogj

Next Post

Partitë arabe e duan rrëzimin e Netanyahut, i japin përkrahje rivalit të tij

Advertisement