Dark Mode Light Mode

Korçë, asgjesohen 600 rrënjë kanabis, arrestohen 4 persona

Drejtoria e policisë së qarkut të Korçës dhe sektori i luftës kundër trafiqeve dhe narkotikëve kanë zbukuar dhe asgjësuar dy parcela të mbjella me kanabis sativa në një zonë të thellë malore të këtij rrethi.

Burime policore bëjnë të ditur n se janë asgjësuar mbi 600 rrënjë kanabis, të cilat ishin mbjellë në pyjet e fshatrave Velçan dhe Selcë në komunën e Gorës.

Gjithashtu janë vënë në pranga katër persona, të cilët dyshohen se janë kultivuesit e bimës narkotike, kurse një tjetër është shpallur në kërkim. Dy prej të arrestuarve janë banorë të zonës, ndërsa dy të tjerët janë ; njëri nga Durrësi dhe tjetri nga Vlora. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë janë gjetur edhe armë luftarake.

Advertisement

Detajet e këtij operacioni i jep zëdhënësja e drejtorisë së policisë së qarkut të Korçës, Eftiola Kacorri. Policia e Korcës do të vazhdojë operacionin antikanabis edhe në fshatra të tjera të qarkut, pasi janë depozituar informacione për parcela të mbjella me bimën narkotike.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fifteen − 11 =

Previous Post

LKSH alarmon komunitetin ndërkombëtar: Shtohen provokimet e gjandarmerisë serbe në Luginën e Preshevës

Next Post

Edhe Giggs e tradhëton gruan

Advertisement