Dark Mode Light Mode

Konjufca: Thaçi si Gaddafi

Vetëvendosja dhe zyrtarët qeveritarë nuk e kanë ndërmend të ndalen në deklaratat e tyre kundër njëri tjetrit. Pas deklaratave të kryeministri Thaçi duke e quajtur Vetëvendosjen vetë-fundosje, por edhe paralajmërimeve se nuk do të lejohet përsëritja e ngjarjeve të Tiranës në Prishtinë, kanë reaguar edhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes. Gjatë një tubimi sot pasdite me qytetarë Glauk Konjufca nuk la pa përmendur prononcimet e Thaçit, ai madje tha se Thaçi po sillet si Gadafi.

“Në një paraqitje plotë panik, kryeministri Thaçi përmendi edhe vrasjet duke uruar që kjo të mos ndodhë, mirëpo ne po i themi vetëm një gjë kryeministrit se edhe Gaddafi ka vrarë qytetarët e tij, por nuk i vret më ”, ka thënë Konjufca.

Akuzat ndërmjet Thaçit e Vetëvendosjes janë rritur ditëve të fundit pas paralajmërimeve për bllokimin e dy pikave kufitare me Serbinë, që Vetëvendosja planifikon t’i bëjë të shtunën. (io/bs)

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five + seven =

Previous Post

PRESIDENTJA E ZVICRËS Widmer-Schlumpf : Presim një marrëveshje të re me Kosovën rreth sigurimet sociale

Next Post

Mr. TËRNAVA: Është diskriminuese që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jetojnë ende nën Serbi !

Advertisement