Dark Mode Light Mode
Nesër mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i FFK-së 
Komuna e Prishtinës e demanton Remzi Ejupin: “Fadil Vokrrin” e mirëmbanë FFK, jo FC Prishtina
Agim Ademi kryetar i FFK-së deri në vitin 2026

Komuna e Prishtinës e demanton Remzi Ejupin: “Fadil Vokrrin” e mirëmbanë FFK, jo FC Prishtina

Mbreme, ne nje emision sportiv ne media nacionale, biznesmenit Remzi Ejupi mesa duket iu ka bere bajat vetja duke i perseritur gjerat e njejta kinse per keqperdorime brenda FFK-se, tani ka filluar edhe te mashtroj opinionin.

Deri te ky perfundim kemi arritur, pra se po e mashtron opinionin, ose te pakten ne kete perfundim na bjen pergjigja e drejtorit te departamentit te sportit i Komunes se Prishtines, z. Granit Rugova i cili eshte prononcuar per “Presheva Jone”.

Fjala eshte per deklaraten ku z. Ejupi thote se si udheheqes te Fc Prishtines, kane hargjuar mes 150 deri 200 mije euro ne vite per mirembajtjen e stadiumit “Fadil Vokrri”, derisa te gjithe e dijne se stadiumi i kryeqytetit eshte ne pronesi te Komunes se Prishtines dhe se per kujdesin dhe mirembajtjen eshte e autorizuar komuna e Prishtines.

Advertisement

Sqarime ne lidhje me kete qeshtje, per “Presheva Jone” ka dhene z. Rugova i cili ka pohur sa stadiumi “Fadil Vokrri” eshte prone e komunes se Prishtines por, ne marreveshje mes komunes dhe Federates se Futbollit te Kosoves, eshte rene dakord qe per mirembajtjen e stadiumit te kujdeset FFK dhe keshtu funksionon.

Kjo nuk eshte hera e pare qe z. Ejupi me apo pa dashje provon te manipuloje opinionin, kjo pasi qe edhe jave me pare, kryetari i tifogrupit “Dardanet” (Luli) e kishte demantuar dhe i kishte kerkuar sqarime z. Ejupi ne lidhje me nje deklarate te ketij te fundit se paska blere dikush bileta per ndeshjet te Kosoves ne vlere prej 5 000 eurove.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × 3 =

Previous Post

Nesër mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i FFK-së 

Next Post

Agim Ademi kryetar i FFK-së deri në vitin 2026

Advertisement