Dark Mode Light Mode

Kombëtarja e Kosovës kremton në Kaunas me golat e Edon Zhegrovës e Ermal Krasniqit

Kombëtarja e Kosovës shkëlqeu në Kaunas, duke u kthyer me tre pikë të mëdha në kuadër të xhiros së tretë të Ligës C të Kombeve në futboll.

Futbollistët Edon Zhegrova e Ermal Krasniqi janë autorët e golave të fitores me rezultat 2:1 ndaj Lituanisë..

Për Zhegrovën është goli i pestë në fanellën e kombëtares Dardane.

Rumania kryeson me 6 pikë (një ndeshje më pak) në grupin 2, pasojnë Kosova me 6, Qipro 3 (një ndeshje më pak) dhe Lituania me 0 pikë.

Lituania – Kosova 1:2

Stadiumi Kaunas.
Shikues: 5.000.

Gjyqtar: O. Berka (Çekia).
Shënues: Golubickas (84′) – Zhegrova (21′), Krasniqi (65′).
Kartona të verdhë:Girdvainis, Tutyskinas – Rrudhani, Dellova, Rexhbeçaj.

Lituania: Gertmonas, Kazukolovas, Girdvainis, Tutyskinas, Sirvys, Vorobjovas, Gineitis, Lasickas (Cernych 59′), Dolznikov (Paulauskas 78′), Slivka dhe Kucys (Matulevicius 78′).
Kosova: Shaip, Vojvoda, Am. Rrahmani, Dellova, Rrudhani (Hadërgjonaj 60′), Rexhbeçaj, V. Berisha (I. Krasniqi 75′), Zhegrova, Muslija (E. Krasniqi 60′), Rashica (Jashari 88′) dhe Al. Rrahmani (Asllani 88′).

Në minutën e 21-të, Edon Zhegrova lirohet për bukuri nga mbrojtja lituane, duke goditur nga rreth 13-14 metra dhe në këndin e poshtëm të djathtë, 0:1.

Zëvendësuesi Ermal Krasniqi në minutën e 65-të me lëvizje dinake kaloi dy mbrojtës të rivalit, duke goditur nga rreth 13-14 metra dhe në këndin e poshtëm të djathtë, 0:2.

Në minutën e 69-të, portieri Amir Shaipi fantastik, shpëtoi gol të sigurtë, duke e ndalur goditjen nga afërsia të lojtarit Paulius Golubickas.

Në minutën e 84-të, portieri Amir Shaipi reagoi dobët dhe futbollisti Golubickas realizoi me kokë në portën e zbraztë.

Kjo është fitorja e dytë rresht për djelmoshat e Franco Fodas duke e ruajtur hapin për kreun e tabelës.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × four =

Previous Post

Agani: Kauza jonë për familjen është jetike për një shoqëri të shëndetshme

Next Post

Nga mediat e Vuçiqit vlerësohet si “urrejtës i serbëve”, kush është kroati Picula që njeh Kosovën dhe do të raportojë për Serbinë në PE

Advertisement