Dark Mode Light Mode

KKSH, Librat e bllokuara shqip gati protestat në terminalin doganor

kkskksKreu i Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu, fton qytetaret per protesta në terminalin doganor per  Librat e bllokuara shqip nga Serbia, njofton agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë”

“Duke shqyrtuar refuzimin e vazhdueshëm pesë mujor nga autoritetet shtetërore serbe që kanë për qëllim bllokimin e teksteve mësimore, respektivisht mos lejimin e përdorimit të tyre nga nxënësit shqiptar, u propozua dhe u vendos mbajtja e protestës para Terminalit doganor në Preshevë – aty ku edhe mbahen tekstet”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga KKSH pas mbajtjes së mbledhjes së jashtëzakonshme.

KKSH me këtë rast fton të gjithë qytetarët që t’i bashkëngjiten, përfshirë këtu përfaqësuesit institucional, përfaqësuesit e partive politike shqiptare dhe ata të shoqërisë civile.

Advertisement

Protesta do të mbahet me datë 18 shkurt të këtij viti me fillim në orën 12.00, me moton “Duam Libra Shqip”.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 5 =

Previous Post

BBC: It will try serious crimes allegedly committed by members of the PDK (Thaci) political opponents-LDK (Rugova)

Next Post

Isa me kë i hangër 50 milionë € te diasporës ? Mustafa: Na kanë mbetur 50 milionë marka gjermane nga “3 %” (Video)

Advertisement