Dark Mode Light Mode

KFOR-i heq një postbllok të ri në Veri

Pjesëtarët e KFOR-it amerikan kanë hequr sot rreth orës 02:00 të mëngjesit barrikadën që e kanë vendosur serbët.

Ushtarët e KFOR-it në këmbë kanë kapërcyer barrikadën dhe kanë vendosur tela me gjemba nga kthesa afër rrugës alternative drejt Rudnicës si dhe është bllokuar magjistralja e Ibrit nga veriu i Kosovës drejt Serbisë.

KFOR-i synon të parandalojë shfrytëzimin e kësaj rruge alternative për kalime të paautorizuara kufitare si dhe për të kontrolluar makinat në postbllokun e ri. Ndërkaq mësohet gjithashtu se Porta 1, teknikisht është operacionale dhe e gatshme për tu përdorur.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × 2 =

Previous Post

Albin Kurti në Londër e Gjenevë

Next Post

Ali Ahmeti priti Sali Berishën

Advertisement