Dark Mode Light Mode

Këshilltari i Kurtit thotë se UÇK ka bërë krime, Rexhep Selimi hesht

Këshilltari i Kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, ka akuzuar sot publikisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës se ka kryer krime, ndërsa ka pohuar se Dick Marty, i cili në raportin e tij ka bërë të njëjtat akuza, nuk është antishqiptar.

Kjo deklaratë e Gashit ka shkaktuar reagime të mëdha në vend, duke e cilësuar atë si skandaloze dhe duke e kërkuar shkarkimin e tij.

Kundërshtimin e tyre e kanë shprehur edhe disa figura të Vetëvendosjes, përfshirë Glauk Konjufcën dhe Hysen Durmishin, por jo edhe Rexhep Selimi, i cili është i vetmi njeri i UÇK-së brenda VV-së.

Advertisement

Habinë e tij për heshtjen e Rexhep Selimit e ka shprehur edhe deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha.

“Shumë jam kureshtar me ditë një opinion të z. Rexhep Selimi në lidhje me deklaratën e dhënë për UÇK-në nga Shkëlzen Gashi, i cili është këshilltar i Kryeministrit të Kosovës”, ka shkruar Hoxha në profilin e tij në Facebook.

Ndërkohë mediat serbe po e raportojnë deklaratën e këshilltarit të Kryeministrit Albin Kurti, sipas të cilit UÇK ka kryer krime kundër civilëve serbë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twenty − thirteen =

Previous Post

Mediat serbe i bëjnë jehonë deklaratave të Shkëlzen Gashit: UÇK vrau 1000 civilë serbë<br><br>

Next Post

Djali i heroit Myrtë Zeneli: Babë boll jam rujt mos me u përzi me politikë, kësaj here spo mundem

Advertisement