Dark Mode Light Mode

Goca: Preshevën dhe preshevarët i dua, do ta vizitoj Preshevën atë ditë që të ndodhë bashkimi me Kosovë

Kemajl Goca është njëri ndër gazetarët më me përvojë, në gazetarinë sportive të Kosovës dhe punon në gazetën “Bota sot”. Ai tash e 20 vite përcjell ngjarjet sportive në Republikën e Kosovës, duke mos kursyer asgjë nga vetja që sidomos atyre ngjarjeve sportive që kanë konotacion përfaqësues e kombëtarë, t’u del hakësh siç është më së miri.

Gazetarin Goca e kemi parë jo rrallë duke “çu pluhur” të madh edhe nëpër mediat më të mëdha në Serbi për shkak të stilit të tij në të bërit gazetari duke ia nxjerrë në pah të gjitha të zezat e pushtuesit serbë në Kosovë, e mbi ta duke e nxjerrë suksesin e sportistëve shqiptarë, për të cilët ka njohuri të gjëra dhe nga të cilët është shumë i respektuar.

Së fundi, keni mundur ta përcjellni një ngjarje kur Cërvena Zvezda u ndalua që të luaj një ndeshje në Republikën e Kosovës, pasi që nuk i kishte përfillur ligjet e shtetit të Kosovës. Lidhje me këtë ngjarje, i pari kishte raportuar pikërisht gazetari Kemajl Goca, i cili edhe e kishte aktivizuar si FFK-në, ashtu edhe institucionet tjera të vendit që të ndërmarrin hapat e nevojshëm që klubit serb të mos i lejohej të futej ne Kosovë.

Advertisement

Për profesionalizmin e siç e njohin të gjithë “Kemën”, flasin edhe zyrtarët pothuajse e të gjitha federatave të Kosovës të cilët e kanë gazetarë për zemër, ani pse jo gjithnjë ua bën “rrafsh”, madje përkundrazi i kritikon shumë, por të gjithë e kuptojnë sepse i ka kritikat e shëndosha. Edhe ne në Preshevë e mirëpresim Kemën, kurdo që dëshiron ta vizitojë Preshevën, por edhe Medvegjën e Bujanocin.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 × 1 =

Previous Post

Historike: Për herë të parë nje gazetar shqiptar ne krye te Shoqates se Gazetareve boteror (APES) ne Gjeneve

Next Post

Gazetari Nefail Maliqi ne Gjenevë kërkon nga kolegët zviceran që emrin “Kosovo” ta perdorin në shqip: Kosovë!

Advertisement