Dark Mode Light Mode

KBI në Preshevë: “Muftijsko Presevsko” te ndal manipulimet me “naredjenje” me shqiptarët e Luginës së Preshevës

Preshevë, 4 tetor  -Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë, përmes kësaj deklarate njohton popullatën e Luginës së Preshevës e në veçanti banorët e Bashkësisë Lokale Bukoc për manipulimin e “Muftijsko Presevsko” me seli në Novi Pazar, për tentim  shfrytëzimin e Vakëfit në fshatin Gare, njftopn agjencia e lajemeve “Presdheva Jonë” duke ju referuar nje komunikate te KBI ne Preshevë
 
Tentimi i Muftijsko Presevsko ka për qëllim që të përfitoj direkt nga pronat vakëfnore që po mendon se gjithçka që është vakëf,  kanë të drejtë shfrytëzimi.
Shpallja e tenderit nga Muftijsko Presevsko në krye me Fikret Limanin dhe disa argatëve  të tij,(në emër të Muftijsko Preshevsko) për shitjen e drunjëve nga ky vakëf, ka irrituar banorët e këtyre fshatrave dhe për këtë flagrancë  kinse të drejtë përfitimi  ka (vetëm)  Muftijsko Presevsko me seli në Novi Pazar.
 
Sipas Kryetarit të Bashkësisë Lokale në Bukoc Isa Ajvazi, kjo pronë është lënë Vakëf nga një banorë i fshatit Gare, ku të drejtë shfrytëzimi ka  fshati Gare, e që është pjesë e B.Lokale në Bukoc, në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë.
I bëjmë me dije Muftijsko Presevsko, se Novi Pazari nuk ka të drejtë që ti ruaj dhe shfrytëzojë këto vakëfe, sepse këto janë pjesë të kësaj popullate dhe Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë që funksionon me qindra vite në këto troje.
 
Të drejtë përfitimi nga kjo pronë vakëfnore kanë banorët e Bashkësisë Lokale Bukoc në bashkëpunim të ngushtë mes Bashkësisë Lokale Bukoc me Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë. 
Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë në bashkëpunim me B.Lokale në Bukoc kërkojnë urgjentisht nga gjithë ata që janë të involvuar në këtë skandal, të ndërpresin shfrytëzimin e vakëfit në mënyrë të paligjshme  dhe  ti kthehet në shfrytëzim B.Lokale Bukoc.

 

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 4 =

Previous Post

Vucic, nervozohet pak me deklaratat e Haradinajt: Çfarë i vyejnë pasaportat e Kosovës shqiptarëve të Preshevës?

Next Post

OSBE, Zanieri promovon fjalorin shqip-serbisht në Bujanoc. Cka tha për "Presheva jonë" për Serbinë, Preshevën dhe Kosovën

Advertisement