Dark Mode Light Mode

“Katalanasi” Labinot Kabashi, disa muaj larg fushave të lojës

Mesfushori i talentuar kosovar, Labinot Kabashi, pjesë e akademisë së Barcelonës dhe përfaqësueses së Kosovës, ka mbyllur para kohe këtë sezon pasi është dashur që t’i nënshtrohet një operacioni.

labinot kabashi

Futbollisti i talentuar 16 vjeçar, i cili u grumbullua nga trajneri Albert Bunjaki me kombëtaren për ndeshjet e muajit tetor, ka pësuar një dëmtim në ligamentin e gjurit të djathtë. Si rrjedhojë, ai u desh që t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale, por që do ta lërë atë jashtë fushës së lojës për të paktën 6 apo 7 muaj.

Advertisement

Shokët e skuadrës së tij të Juvenil B të Barcelonës, gjatë fundjavës kishin shpalosur një fanellë “Anims Labi”, ndërsa pas ndërhyrjes kirurgjikale disa e kanë vizituar në spital për t’i treguar mbështetjen e plotë.

labinot kabashi

Kabashi cilësohet si një futbollistët më me potencial për të ardhmen e përfaqësueses së Kosovës. Trajneri Bunjaki kishte planifikuar që t’i jepte atij mundësinë të luante disa minuta në eliminatoret e Botërorit por tashmë do të jetë e vështirë duke pasur parasysh dëmtimin e rëndë që ai ka pësuar dhe që praktikisht do ta lërë pushim deri në fund të sezonit 2016-2017.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three + fifteen =

Previous Post

IFJ dhe AJASE nga Brukseli reagojnë kunder presionit te Arifit në mediat e Preshevës: Kryetar hungje dorën!

Next Post

12 ide te thjesha per nje shtepi me stil

Advertisement