Dark Mode Light Mode

Karantinimi i dy komunave në veri, Vitia: Vendimi u mor nga ministria e Shëndetësisë

Pas situatës së fundit të krijuar në veri të vendit, me karantinimin e dy komunave, Mitrovicës Veriore dhe Zveçanit, në një konferencë për media ka folur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe drejtori i policisë, Rashit Qalaj.



Vitia para gazetarëve ka thënë se vendimi  është marrë nga ministria e Shëndetësisë e Kosovës, në koordinim me dy kryetarët e komunave, shkruan lajmi.net.
“Sipas ligjit, është vetëm MSH ajo që mund të marrë vendime në raport me situatat e tilla. MSH ka qenë në koordinim me komunat përkatëse. Dhe në koordinim me to, është marrë vendimi nga ministria e Shëndetësisë. Dhe kjo është e vetmja  e vërtetë”, ka thënë  Vitia.
Vitia ka thënë se institucionet janë duke bërë të pamundurën që të izolohet përhapja e koronavirusit në të gjitha pjesët e Kosovës.
“Do të bëjmë çmos që të izolojmë përhapjen e koronavirusit në këto komuna. Janë marrë masat të cilat sipas protokollit janë të përcaktuara. Veprimet janë të përcaktuara nga udhëzimet që na vijnë nga OBSH-ja. Shpresojmë që të gjithë së bashku ta fitojmë këtë betejë sfiduese. Jemi në koordinim me kryetarët e komunave të Mitrovicës dhe Zveçanit. Do të koordinohemi edhe me komunat tjera”, ka thënë Vitia.
Tutje, ai shtoi se janë në dijeni për deklaratat që ai i quan politike, por që sipas tij të gjithë duhet të jenë solidarë, ngase armiku është i përbashkët.
“Jemi në dijeni për deklaratat e shumta edhe të karakterit politik, por po kërkoj sot që të jemi solidarë dhe të kemi mirëkuptim për njëri tjetrin. Kujdes nga komunikatat e pasaktësuara, ngase një minutë komunikatë mund ta rëndojë gjendjen në terren”, ka thënë Vitia. 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 + 20 =

Previous Post

Tani është koha ta lini duhanin, mund t’jua rrisë gjasat për ta mposhtur koronavirusin<br><br>

Next Post

Haxhiu: Thaçit, Mustafës dhe Veselit sot iu paska rënë ndërmend Veriu i vendit

Advertisement