Dark Mode Light Mode

Kamberi: Shqiptari nuk nënshtrohet, do ta ndjekim këtë parim kundër Beogradit

Deputeti popullorë ne Beograd, zëri, ehon e të cilit e kanë dëgjuar gjitha trojet shqiptare nga aty ku buron diskriminimi ndaj shqiptarëve, nga aty ku organizohen të gjitha politikat antishqiptare ndër dekata, është fjala për Shaip Kamberin i cili vitet e fundit jo që nuk ka treguar inferioritet ndaj mbi 300 serbëve, përkundrazi ka qenë zë fuqishëm i artikuluar e protestues ndaj padrejtësive në cdo pore të jetës që i bëhen shqiptarëve në Serbi.
Me të njejtin ritëm do të vazhdohet edhe në katër vitet e ardhshme, të paktën kështu premton z. Kamberi gjatë vizitave nëpër vendbanimet e Luginës, të cilat po i zhvillon këto pak ditë që kanë mbetur para fushatës. Se nuk do të nënshtrohet nga politikat e Beogradit, z.Kamberi ua dha fjalën mbrëmë banorëve të Muhocit,Breznicës, Zarbicës e Ramnabucës, të cilët i vizitoi.

 

Ja postimi i plotë i z. Kamberi:

Advertisement

Nuk nështrohemi ndaj Beogradit, por kërkojmë nga Beogradi që të drejtat tona për punësim të përfillen krahas përqindjes së shqiptarëve
Përkundër diskriminimit të vazhdueshëm që po i bënë Serbia e Aleksandar Vuçiqit, shqiptarët e Breznicës dhe Muhocit, Zarbincës e Ramnabuçës, dhe nga e gjithë Malësia, ishin bërë bashkë, mbrëmë, për ti dhënë mbështetje Listës sonë.Njëzëri, u zotuam se do ta vazhdojmë luftën. Luftën tonë politike, për liri, drejtësi e barazi, për punësim e integrim, pa u nënshtruar.
Nënshtrimi nuk sjell fitore, nënshtrimi nuk është i shqiptarëve. Fundja, historia e shqiptarëve flet për rezistencë.
“Shqiptarëve nuk ju duhen vende pune në Beograd, por Beogradi duhet të krijojë vende pune për shqiptarët në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë, krahas numrit të tyre në përbërje e popullësinë të këtyre komunave”
Vazhdojmë bashkë.
#TubimiMobilizues #Breznica #Muhoci #MalësiaeBujanocit #ZgjedhjetParlamentare #KShL

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

thirteen + nineteen =

Previous Post

Salihi: Nuk do të lejojmë që Beogradi ta heshtë diskriminimin naj shqiptarëve të Luginës

Next Post

Ademi prezanton programin për katër vitet e ardhshme, futbolli pritet të vazhdojë hovin e madhë të zhvillimit

Advertisement