Dark Mode Light Mode

Juventusi paralajmëron gjithë Evropën, kurse këta dy janë në listë!

BARCELONA, SPAIN - APRIL 02: Ivan Rakitic of FC Barcelona battles for the ball with Cristiano Ronaldo and Toni Kroos of Real Madrid CF during the La Liga match between FC Barcelona and Real Madrid CF at Camp Nou on April 2, 2016 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Pas largimeve të Pirlos apo Pogbas,te Juventusi ka mbetur pak hapësirë në mesfushë edhe pse aty janë Khedira dhe Marchisio, mirëpo zyrtarët e klubit kampion të Italisë janë duke punuar që të sjellin përforcime bombastike.

Witsel mund të jetë njëri prej emrave të përfolur, apo që në qershor sigurtë transferohet talenti argjentinas nga Boca Juniors, Rodrigo Bentacur.

Në radarin e Juventusit janë edhe Tolisso, N’Zonzi dhe Matuidi, apo edhe italiani i famshëm Marco Verratti, mirëpo sipas njeriut të parë për transferime te Juventus, Beppe Marrotta, biankonerët kanë tashmë buxhet sa top-klubet më të pasura evropiane dhe se ai me bashkëpunëtor po mendojnë për transferime të mëdha dhe milionëshe ngase tash e tutje do t’ia ketë frikën Juventusit në çdo drejtim.

Advertisement

Në listën e ngushtë janë dy emra të shquar në futbollin spanjoll, Toni Kroos dhe Ivan Rakitic, për të cilët janë të gatshme gati 100 milionë euro, apo më saktë një shifër e ngjashme sa ka kushtur vetëm Gonzalo Higuain.

Kroos kishte kaluar te Reali për 30 milionë euro, ndërsa Rakitic te Barça për 18 milionë, dhe sipas lajmeve që vijnë nga Italia, shifat për këta të dy janë dyfishuar nga biankonerët

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 − three =

Previous Post

Jese Rodriguez ndërron ambient, befasi skuadra e re

Next Post

SKANDAL/ Manipulohet shorti i Champions Leagues. Ja akuzat…

Advertisement