Dark Mode Light Mode

Jonuz Musliu në Tiranë, fton Shqiperinë dhe Kosovën t’i rikthehen Kosovës Lindore

musllNë konferencën evropiane mbi lidershipin e organizuar nga Federata e Paqes Universale me temën “Roli dhe rëndësia e shqiptarëpve për paqen e qëndrueshme në Ballkan” mori pjesë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu i ci ka kerkuar  nga Tiarana dhe Prisjtina t’i rikthehn ceshtjes shqiptare ne Luginenne Presheves   sespe  Kosova Lindore ka nevoje për Shqiperine dhe Kosovën, njofton agjencia e alejemeve “Presheva Jonë”  

Kosova Lindore në Konferencën e organizuar nga Federata e Paqes Universale në Tiranë

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë ndër të tjera edhe Ambasadorë për paqen nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Holanda, Koreja e Jugut dhe Austria. Gjithashtu, edhe personalitete tënjohura si: ish presidentët Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani, Fatmir Sejdiu dhe personalitete të tjera nga rajoni dhe Evropa.

Advertisement

Në fund të kësaj konference është miratuar edhe një Rezolutë e përbashkët në të cilën u nënvizua nevoja urgjente për bashkëpunim dhe tolerancë në Ballkan, pjesëmarrësit u bëjnë thirrje vendim-marrësve të ndryshëm që ta konsiderojnë bashkëpunimin ballkanik një prioritet, duke ndërtuar një epokë të re për integrimin gjithëpërfshirës ballkanik dhe evropian, pa anashkaluar asnjë komb apo religjion.

Konferenca ka ftuar që të kapërcejnë ndasitë etnike duke filluar nga individët me përgjegjësitë më të larta. Duke e konsideruar bekim nga Zoti faktin që shqiptarët ndërtuan përgjatë shekujve një themel për bashkëpunim dhe harmoni ndërfetare, konferenca bën thirrje për studimin dhe promovimin e kësaj praktike dhe përhapjen e saj përtej kufijve kombëtarë, racialë, fetarë dhe kufijve të tjerë, thuhet në fund të Rezulutes të miratuar në Tiranë.

View Comments (1) View Comments (1)
  1. S I G U R I S H T!

    …Por edhe Ilirides Shqiptaare,ende nen okupimin e FYROM-it sllavo-m.dhe shqiptarucavemjerana,pas vetedijesimit,demokrtizimit,osew }lirimit dhe Bashkimit Kombwtar,kryesisht dhe fillimisht,ne Baza Paqesosore-sic?!

    Me respekt te jashtezakonshem:

    Sali Ramadani-Uskana

    (ish-Kercova,e anashkaluar,e neperkembur,e tradhtuar…,meshpresa dhe veprime,per ndryshime-sic?!)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + two =

Previous Post

Nëna nga Bujanoci me burrë nga Kosova “prodhoi” mostrumin serb që dhunoi dhe mbyti voglushen 3-vjecare

Next Post

LUFTA E NËNTOKËS ME NË KRYE ME BOSS-in ISA MUSTAFA QË E PUSHTOI LDK-në?!

Advertisement