Dark Mode Light Mode

Jemeni paralajmëron njohjen e Kosovës

< !--[if gte mso 10]>

Advertisement

“Ne kemi zhvilluar një sërë takimesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me vendet tona aleate, sidomos ato arabe, sikurse edhe me ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës dhe kemi ardhur në përfundim se është koha, që ashtu sikurse Katari dhe disa vende tjera arabe edhe Jemeni të njoh shtetin e Kosovës”, citohet të ketë thënë kryediplomati i Jemenit, Al Qirbi, për agjencinë “Presheva Jonë”.

Gjenevë/UNO, 19 shtator/ AIK-Presheva Jonë

Ministri i Punëve të Jashtme i Jemenit, Abu Bakr Abdullah Al Qirbi, ka paralajmëruar njohjen e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur nga vendi i tij. Ai ka thënë se njohja e Kosovës aktualisht është një ndër prioritetet e punëve të jashtme të qeverisë së Jemenit.

“Ne kemi zhvilluar një sërë takimesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me vendet tona aleate, sidomos ato arabe, sikurse edhe me ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës dhe kemi ardhur në përfundim se është koha, që ashtu sikurse Katari dhe disa vende tjera arabe edhe Jemeni të njoh shtetin e Kosovës”, citohet të ketë thënë kryediplomati i Jemenit, Al Qirbi, për agjencinë “Presheva Jonë”.

“Njohja e Kosovë aktualisht është prioritet i qeverisë së Jemenit. Në praktikë, vendi ynë e njeh Republikën e Kosovës, andaj për këtë njohje zyrtare mbetet vetëm kryerja e disa formaliteteve, çka edhe jemi duke bërë aktualisht”, ka shtuar Ministri i Punëve të Jashtme i Jemenit, Abu Bakr Abdullah Al Qirbi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

20 − seven =

Previous Post

Serbia mobilizon rezervistët për luftë në Kosovë,,,

Next Post

Clinton nga takimi me kreun e shtetit të Kosovës rikonfirmon mbështetjen e SHBA-ve

Advertisement