Dark Mode Light Mode

Ivica Dacic: Serbia kurrë nuk do të dorëzohet në çështjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiq, ka deklaruar se Serbia çështjen e Kosovës kurrë nuk do ta zgjidhë me kapitullim.

“Ata mendojnë se këtë çështje duhet ta zgjidhim ashtu që Serbia në fund do të kapitullojë. Serbia këtë kurrë nuk do ta bëjë. Po, ajo është konstruktive dhe fton për dialog, jo pse është e dobët, por pse është e fuqishme dhe ka ide konkrete”, citon media serbe të ketë thënë Daçiq.

Ai ka theksuar se ftesa për dialog të brendshëm për Kosovën është ftesë për “dialog ndërmjet nesh”, duke nënvizuar se dikush ftesën e kryetarit serb Aleksandar Vuçiq për dialog të brendshëm e ka kuptuar se ftesë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Advertisement

Ai e ka vlerësuar të turpshëm atë që dikush mendon se Serbia do të lëshojë pe dhe do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

11 + nineteen =

Previous Post

Takim i Musliut me presidentin shqiptar Ilir Metën tremb edhe Kremlinin. Ja cfare shkruajnë mediat ruse..

Next Post

Dita Kombëtare e Zvicrës 1-gushti per ty, per mua dhe per te gjithe qytetarët në territorin helvetia

Advertisement