Dark Mode Light Mode

Ismaili për Spitalin e Prishtinës: E kam nisur si ministër do ta përfundoj si kryetar i kryeqytetit

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në debatin për kryeqytetin ka folur për mungesën e spitalit të qytetit, duke e quajtur këtë një fatkeqësi të madhe për kryeqytetin.

Ai tha se plani për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës është përgatitur që në kohën kur ai ka qenë ministër i Shëndetësisë, por se asnjë nga kryetarët e Prishtinë që nga ajo kohë nuk e ka çuar përpara këtë projekt.

Sipas Ismailit, qytetarët e Prishtinës po diskriminohen në trajtim, pasi QKUK i shërben gjithë Kosovës njësoj, ndërsa banorët e kryeqytetit shpesh duhet të presin për të marrë shërbimet bazike.

Advertisement

“Atë që e kam filluar si ministër, do ta përfundoj si kryetar i Prishtinës,” tha ai.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sixteen − 12 =

Previous Post

Besnik Osmani nga Fushë Kosova: E ardhmja është rinia – dhe rinia është me ne!

Next Post

Hajdari: Lladrovci me orë ka pritë për me u fotografu me Sami Lushtakun

Advertisement