Dark Mode Light Mode
Schulz: BE-ja është e përçarë, kjo është katastrofale
Ish-zv/kryeministri serb: Daçiç do të nënshkruajë shumë vendime të vështira, një marrëveshje me Kosovën nuk dhemb edhe aq
Britania zgjodhi Rishi Sunak si kryeministër të vendit, Biden: Revolucion

Ish-zv/kryeministri serb: Daçiç do të nënshkruajë shumë vendime të vështira, një marrëveshje me Kosovën nuk dhemb edhe aq

Ri-emërimin e Ivica Daçiç për ministër të punëve të jashtme, ish-zv/kryeministri serb, Zarko Koraç e sheh në funskion të nënshkrimit “të marrëveshjeve të vështira”.

Për atë që presidenti serb e paraqet si lajtmotiv në çdo performancë publike se “Serbinë e presin vendime të vështira”, Koraç thotë se këtu futet Daçiç. Veçanërisht, thotë ai, një marrëveshje në lidhje me Kosovën.

“Shumica prej tyre [vendimeve të vështira] do të nënshkruhen nga Daçiç”, vlerësoi Koraç, i cili ishte zv/kryeministër në kohën kur Zoran Gjingjiç qeveriste me Serbinë.

Advertisement

“Dhe kështu, ministri ynë i ri i vjetër i punëve të jashtme do të zbulojë se mbase nënshkrimi i sanksioneve kundër Rusisë dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën dhemb më pak se ç’ka menduar”, konkludoi a

Daçiç në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 3 prillit ka garuar kryesisht me tri zotime: “Kurrë në NATO, kurrë sanksione ndaj Federatës Ruse, kurrë njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

Ivica Daçiç, është emëruar përsëri ministër i punëve të jashtme, pozitë kjo të cilën e kishte mbajtur deri para katër viteve derisa ishte emëruar Kryetar i Kuvendit të Serbisë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three + 2 =

Previous Post

Schulz: BE-ja është e përçarë, kjo është katastrofale

Next Post

Britania zgjodhi Rishi Sunak si kryeministër të vendit, Biden: Revolucion

Advertisement