Dark Mode Light Mode

INTERPOL publikon listën me 173 xhihadistë që do kryenin sulme në Europë

Një listë me 173 militantë të ISIS është publikuar nga INTERPOL-i, që dyshohet se janë trajnuar për të kryer sulme vdekjeprurëse në Evropë.

Lista e agjencisë globale për luftimin e krimit u hartua nga Shërbimet e Inteligjencës në Amerikë bazuar në informacioniet e marra gjatë sulmeve të ISIS në territoret e Sirisë dhe Irakut.

Rrjetet evropiane kundër terrorizmit janë të shqetësuar se nëse bie “kalifati” i ISIS-it, ekziston një rrezik për rritjen e sulmuesve vetëvrasës të vendosur  të vijnë në Evropë, ndoshta që veprojnë edhe vetëm, shkruan The Guardian.

Advertisement

Nuk ka dëshmi se ndonjë prej njerëzve në listë nuk kanë hyrë në Evropë, por që thuhet se kjo listë e INTERPOL-it është projektuar për të parë nëse burimet e inteligjencës së BE-së kanë detaje mbi individët e dyshuar.

Lista e dërguar nga Sekretariati i Përgjithshëm i INTERPOL-it më 27 maj, përcakton grupin e luftëtarëve si individë që “mund të jenë trajnuar për të ndërtuar dhe vendosur pajisje shpërthyese të improvizuara në mënyrë që të shkaktojnë vdekje dhe lëndime serioze. Besohet se ata mund të udhëtojnë në vende të ndryshme për të marrë pjesë në aktivitete terroriste ”

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × 3 =

Previous Post

Policia arreston adoloshenten shqiptare (16) nga Gjermania midis luftëtarëve të ISIS-it

Next Post

Vjola Gjino: Lumturia (s') është…

Advertisement