Dark Mode Light Mode

Lideret e Luginës se Preshevës mobilizohen, kerkojne reciprocitet ne Bruksel

Ne Komunen e Bujanocit sot eshte mbajtur Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës, pas diskutimeve mes kuvendareve shqiptare te tri komunave aty eshte miratuar nje deklaratë e përbashkët, me të cilën kërkohet përfaqësimi i shqiptarëve të Luginës në dialogun e Brukselit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Ne deklaraten e cila u miratua nga keshilltaret shqiptare te Presheves, Medvegjes e Bujanocit vendin kryesore theks te veqante i eshte dhene diskriminimit te Qeverise se Serbise ndaj shqiptareve cka kete tri komuna i shenderron ne me te pa zhvilluarat ne rajon, transmeton Agjencia e Lajmeve “Presheva Jone”

 

Advertisement

Injorimi i Preshevës nga Beogradi e Prishtina në procesin e dialogut ne Bruksel, bashkon shqiptaret e Luginës. Lideret mobilizohen, kerkojne reciprocitet  

Në këtë deklaratë politike kërkohet realizimi i plotë i të drejtave kolektive të shqiptarëve dhe ngritja substanciale e monitorimit të vazhdueshëm të Bashkësisë ndërkombëtare me qëllim të vlerësimit real të pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Nga të gjitha palët pjesëmarrëse në dialogun e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përfshihet edhe statusi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe zgjidhja të kërkohet me aplikimit të parimit të reciprocitetit, me të drejtat e serbëve në veri të Kosovës”, thuhet në deklaratë, citon agejncia e lajemeve “Presheva Jonë”

Ne vazhdim te kesaj deklarate nga te pranishmit ndere te cilet ishin lideret politike te kesaj ane si (Shaip Kamberi – Kryetar i Komunes se Bujanocit, Ragmi Mustafa – Kryetar i subjektit me te madhe opozitare ne Presheve, Shukri Ymeri – Kryetar i Keshillit Nacional te Shqiptareve dhe shume te tjere, nderkohe qe mungoi kryetari i Komunes se Presheves Shqiprim Arifi) u tha se pa definimin dhe zgjidhjen e qeshtjes se Lugines se Presheves nga Serbia e Kosova gjate bisedimeve ne Bruksel, nuk do te kete normalizim te mirefillt te mardhenjeve.

https://www.facebook.com/PreshevaeJona/videos/2207350156177927/

Nga 68 këshilltarë shqiptarë sa kanë gjithsej Kuvendet Komunale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në Kuvendin e  Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës morën pjesë 50 këshilltarë.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − 6 =

Previous Post

Daily Mail: Plaka 75 vjecare dha 270,000$ pasi u dashurua marrëzisht me simpatikun Flamur Gashin, këshilltar i presidentit

Next Post

Plaka qe deshi të "martohet" me Flamur Gashin s'është amerikane e as mashtruese, por e mashtruar

Advertisement