Dark Mode Light Mode

Iftari i bashkon të gjithë, Kryegjyshata ftesë ambasadorëve në Tiranë

Besimtarë nga Kosova, Maqedonia, Turqia dhe Azerbaxhani

Agjërimi i muajit të Ramazanit është nga pikat e para të “Themeleve të Besimit” të fesë islame. Iftari që shtroi Baba Mondi, kryegjyshi i kryegjyshatës botërore të bektashinjve mblodhi së bashku besimtarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia por dhe nga Azerbaxhani.
Të ftuar ishin përfaqësues të të gjitha komuniteteve shqiptare në vend, edhe ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu, ambasadori i Be në vendin tonë Ettore Sequi, përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës.
Pas përshëndetjes së Baba Mondit, fjalën e hapjes e mbajti kryetari i komunitetit mysliman Haxhi Selim Muça.Gjithashtu një mesazh urimi në këtë iftar u përcoll dhe nga ministri i Kulturës, Aldo Bumçi.
E gjithë bota myslimane përkushtohet me devotshmëri gjatë këtij muaji ku myslimanët garojnë për të bërë vepra të mira të cilat mundësojnë afrimin me zotin.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × four =

Previous Post

VAKIA E ZOTIT...MAQEDONASI DHUNON PELËN E LEN ME PASOJA...(Foto + VIDEO)

Next Post

Arrestohet e reja e kryekriminelit Milloshevic, Milica, nusja e Markos

Advertisement