Dark Mode Light Mode
Bosnja po provon qe 28 muaj, FFK-ja në kohë rekord, për vetëm 6 muaj kryen punë me VAR-in
Ia huq keq Abdixhiku – harron se PDK e para kandidoi tri gra për kryetare komunash më 2017
Vdes nga Covid-19 mjekja nga Prishtina

Ia huq keq Abdixhiku – harron se PDK e para kandidoi tri gra për kryetare komunash më 2017

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdigjiku ka thënë mbrëmë pas takimit me strujturat e partisë që drejton se për herë të parë në historinë politike në vend, LDK ka tri gra kandidate për kryetare komunash.

Por duket se kreu i LDK më 2017 nuk ka qenë në rrjedha politike, pasi që Partia Demokratike e Kosovës e drehtuar nga Kadri Veseli kishte garuar me 3 kandidate gra në zgjedhjet lokale 2017.

Advertisement

Valdete Idrizi ka qenë kandidate për kryetare të Mitrovicës, Sabiha Shala për kryetare të Pejës dhe Gongje Çaushi për kryetare të Mitrovicës së veriut.

Ndërsa për zgjedhjet lokale 2021, PDK sërish prin me numrin e kandidateve gra për ti udhëhequr komunat e Kosovës. Në këto zgjedhje PDK ka katër kandidate për kryetare komunash, në Gjilan, Podujevë, Gjakovë dhe Deçan.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nineteen − two =

Previous Post

Bosnja po provon qe 28 muaj, FFK-ja në kohë rekord, për vetëm 6 muaj kryen punë me VAR-in

Next Post

Vdes nga Covid-19 mjekja nga Prishtina

Advertisement