Nexhat Halimi i lindur, më 5 tetor 2002, ngadalë po bëhet ambasador i sportit preshevar,. Ekipi i Agjencisë inforamtive kombëtare “Presheva Jone” ka vizituar Nexhatin në shtëpi dhe ka mësuar se përzgjedhja e Nexhatit nga Junior Kamp(Elite player talent ID Camps&Showcases), ishte një nder edhe për Luginën e Preshevës dhe mbarë sportin shqiptar. Anglia do të jetë vendi ku do të zbarkoj talenti preshevar dhe ku do të filloj aventurën e tij të re, duke shpresuar se një ditë do të jetë ylli i kampionatit anglez.Supertalenti nga Presheva Nexhat Halimi, po dëshmon se ka potencial të jashtëzakonshëm, duke ia tërhequr vëmendjen klubeve më prestigjioze ne bote
Kohëve të fundit janë shfaqur shumë zëra rreth të ardhmes së tij, kërkohet nga shumë klube evropiane e ballkanike, por djaloshi 11 vjeçar e ka bërë të ditur të ardhmen e tij dhe nuk ka kush t’ia ndryshojë. Pak ditë e ndajnë Nexhatin e talentuar nga Anglia, ku së bashku me babin e tij do të udhëtojnë për një aventurë të re.
Nexhat Halimi i lindur, më 5 tetor 2002, ngadalë po bëhet ambasador i sportit preshevar, dhe po i tregon mbarë botes se ka të rinj shumë të talentuar në Luginën e Preshevës. Falë përkushtimit të tij dhe sigurisht falë talentit që ka Nexhati, ai ka arritur ti bind drejtuesit e Junior kampit të Arsenalit (Elite player talent ID Camps&Showcases) dhe të bëhet i përzgjedhuri i parë nga mijëra të rinj që ishin aty.