Dark Mode Light Mode

I jepet drita jeshile Kroacisë për integrim

 

Kroacia sot e ka bërë edhe një hap para drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pasi iu dha drita jeshile nga Brukseli që t’i bashkohet grupit prej 27 shteteve në vitin 2013.

Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, ka thënë se Kroacia i ka kompletuar me sukses gjashtë vitet e negociatave që të arrij hyrjen në BE dhe të bëhet vendi i 28-të anëtar.

Ai ka rekomanduar mbylljen e katër kapitujve të fundit nga 35 sa janë gjithsej për vendet që aspirojnë anëtarësimin.

Advertisement

Hapi tjetër është që liderët e vendeve anëtare të BE-së të japin mbështetjen politike për vendimin në samitin e qershorit më 23 dhe 24 qershor.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × one =

Previous Post

Afër 70 miijë familje jetojnë me 50 cent në ditë në Maqedoni

Next Post

Vritet koloneli rus që e kishte mbytur një vajzë çeçene

Advertisement