Dark Mode Light Mode
Sami FRASHËRI: Ta bëjmë Shqipërinë një Zvicër të dytë
Hoxhaj uron homologun zviceran me rastin e Ditës Kombëtare të Konfederatës Zvicerane
Vriten dy ushtarë serbë në kufi me Kosovën

Hoxhaj uron homologun zviceran me rastin e Ditës Kombëtare të Konfederatës Zvicerane

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram urimi Shefit të Departamentit Federal për Punë të Jashtme të Zvicrës, Didier Burkhalter, me rastin e shënimit të 1 Gushtit, Ditës Kombëtare të Konfederatës Zvicerane, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”.

Në letër, Ministri Hoxhaj, në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës ka uruar popullin dhe institucionet e Konfederatës Zvicerane për këtë festë kombëtare.

Hoxhaj po ashtu ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për përkrahje që Zvicra ka dhënë për Kosovën dhe qytetarët e saj, duke theksuar vullnetin e institucioneve të Kosovës për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.

Advertisement

“Ndërkohë që po i forcojmë institucionet demokratike të Kosovës, ekonominë dhe sundimin e ligjit, ne i mbesin mirënjohës Zvicrës për përkrahjen aktive”, thuhet ndër të tjera në letrën e Ministrit Hoxhaj.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × 2 =

Previous Post

Sami FRASHËRI: Ta bëjmë Shqipërinë një Zvicër të dytë

Next Post

Vriten dy ushtarë serbë në kufi me Kosovën

Advertisement