Dark Mode Light Mode
Hoti për listën e VV-së: Këta do të bëhen copë-copë
Hoxhaj në spitalin e Prizrenit premton se do t’ua rrit pagat për 30% mjekëve dhe infermierëve
Gjinovci deklarata të rënda ndaj Konjufcës: Është sharlatan

Hoxhaj në spitalin e Prizrenit premton se do t’ua rrit pagat për 30% mjekëve dhe infermierëve

Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ka thënë se me qeverisjen e PDK-së do të rriten pagat për 30% që në muajt e parë.

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se me programin e rimëkëmbjes, PDK së bashku me mjekët dhe infermierët do ta rimëkëmbin shëndetësinë.

“Për këta heronj të kësaj kohe, deri në 30% do t’i rrisim pagat 💶 që në muajt e parë të qeverisjes së PDK-së.”, ka shkruar Hoxhaj.

Advertisement

Lexoni të plotë statusin e tij në Facebook:

Vizitova mjekët dhe infermierët në Spitalin Rajonal të Prizrenit 🏥 dhe i falenderova për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë gjatë pandemisë 😷.

Me programin e rimëkëmbjes, së bashku me mjekët dhe infermierët do ta rimëkëmbim shëndetësinë. Për këta heronj të kësaj kohe, deri në 30% do t’i rrisim pagat 💶 që në muajt e parë të qeverisjes së PDK-së.

Të gjithë do të trajtohen dinjitetshëm me PDK-në! #Rimëkëmbje

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seven − 1 =

Previous Post

Hoti për listën e VV-së: Këta do të bëhen copë-copë

Next Post

Gjinovci deklarata të rënda ndaj Konjufcës: Është sharlatan

Advertisement