Dark Mode Light Mode

Hillari Klinton uron shqiptarët për Pavarësinë: Meritoni qeveri demokratike

UASHINGTON – Lajmifundit – Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton uroi shqiptarët me rastin e festave të nëntorit. Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, jam shumë e lumtur të uroj popullin e Shqipërisë teksa festoni Ditën e Pavarësisë në këtë 28 nëntor.

Dy vendet tona bashkëndajnë një histori të gjatë miqësie dhe bashkëpunimi. Sot, po e forcojmë këtë partneritet ndërkohë që punojmë krah për krah në NATO dhe nxisim stabilitetin në rajon dhe kudo në botë.
Vazhdojmë të mbështesim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe nxisim udhëheqjen politike të Shqipërisë që të punojë sëbashku për t’u siguruar që vendi të ecë përpara.
Populli shqiptar do një qeveri transparente, udhëheqje që jep llogari dhe institucione të forta demokratike që do të ndihmojnë për të ndërtuar një të ardhme të begatë dhe të sigurtë.
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë vendosmërisht me popullin e Shqipërisë teksa punojmë sëbashku për t’i arritur këto synime.

Ndërkohë që festoni këtë ditë të veçantë, duhet të dini që Shtetet e Bashkuara janë një partner dhe një mik. I uroj të gjithë popullit të Shqipërisë më të mirat dhe pres me kënaqësi të thellojmë partneritetin tonë në vitet që do të vijnë.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 − seven =

Previous Post

Çmimi "Pre foto" shkoi në Turqi,vendi i dytë Shqipëri,i treti Kosovë

Next Post

Kujtimet e Nexhmie Hoxhës: Si më propozoi martesën Enver Hoxha

Advertisement