Dark Mode Light Mode

Haziri: Krejt strukturat e LDK’së e mbështesin Mustafën për Kryeministër, tash varet prej tij

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka siguruar mbështetjen e gjitha strukturave të partisë për të qenë edhe një herë kryeministër i Kosovës, në koalicionin e mundshëm me AAK-në dhe Nisma-AKR-në.

Kështu thotë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, derisa, shton se gjithçka do të varet prej Mustafës.

“Krejt strukturat e LDK-së e mbështesin Isa Mustafën. Varet prej tij, a dëshiron me përsërit, sikur dy rastet e kaluara ku nuk e ka kandiduar vetën, por dikë tjetër. Mos e harroni këtë gjë”, thotë ai.

Advertisement

Ndonëse, Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve të kaluara nuk ka dërguar ende mandatarin për kryeministër, presidenti, Hashim Thaçi ka dhënë sinjale që do të anashkalojë partinë e Albin Kurtit.

Në lidhje me këtë, Haziri thotë se ata do veprojnë vetëm në bazë të rrugës kushtetuese, që sipas tij e përcakton dikush tjetër.

“Nuk varet prej LDK-së, varet prej frymës kushtetuese. Rrugën kushtetuese e përcakton dikush tjetër. Ne vetëm mundemi me konfirmuar që Isa Mustafa e ka mandatin e Këshillit të Përgjithshëm dhe organeve të LDK-së për ndërtimin e shumicës parlamentare. Nëse LVV-ja nuk e bën”, thotë ai.

I pyetur për mundësitë që gjatë ditës sotme të takohen kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me presidentin, Hashim Thaçi, Haziri u shpreh pesimist për një gjë të tillë.

“Nuk kam njoftim dhe nuk besoj që ka takim të tillë. Por unë nuk jam i njoftuar”, thotë ai.

Gjatë ditës djeshme, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk e mohoi mundësinë që të udhëheq qeverinë e re.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × four =

Previous Post

60 milionë evropianë mund të përballen me ulje page ose pushim nga puna për shkak të koronavirusit<br><br>

Next Post

Milaim Zeka: Gruaja e një lideri i ka futur 1 milion euro ne Kosovë për të shkaktuar trazira

Advertisement