Dark Mode Light Mode

Haxhinasto: Zonja Clinton së shpejti në Shqipëri

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtmez. Edmond Haxhinasto ndodhet për vizitë dyditore në Bruksel ku po merr pjesë në punimet e Ministerialit të NATO-s.

Gjatë punimeve të këtij Ministeriali, Ministri Haxhinasto është takuar me Sekretaren Amerikane të Shtetit, znj. Hillari Klinton. z. Haxhinasto i ka përsëritur zonjës Klinton ftesën për të vizituar Tiranën. Zonja Klinton ka premtuar se në gjysmën e dytë të vitit 2012 do jetë për vizitë në Tiranë, raporton noa.al.

Në këtë takim të NATO-s po diskutohen tema që kanë të bëjnë me çështje të sigurisë; si Afganistani por edhe çështje të tjera si Paketa e mbrojtjes së Aleancës, partneritetet e Aleancës me shtete të tjera etj.

Advertisement

Ky samit është përgatitor dhe mbahet para Samitit të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Aleancës, që do të zhvillohet në Çikago, më 20-21 maj 2012. Në samitin e Çikagos krerët e shteteve dhe qeverive do të marrin vendime lidhur me të ardhmen e forcave të Aleancës deri në 2020. e.t/noa.al

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

12 − 11 =

Previous Post

BYTYQI nga Kosova në ManchesterCity -Video

Next Post

BERNË: Shqiptarët protestuan kundër diskriminimit dhe racizmit sllavomaqedonas

Advertisement