Dark Mode Light Mode

Hashim aga lidhi qentë dhe mos pengo funksionalizimin e Gjykatës speciale

largea_1454756295Publicisti Rexhep Kastrati ka thënë se duhet zbardhur krimet që janë bërë gjatë luftës, ndërsa fajtorët të vihen para përgjegjësisë morale dhe ligjore. Sipas tij, Gjykata Speciale mund ta zgjidh këtë cështje.

Duke përmendur rastet e vëllaut të kryekuvendarit, Kadri Veselit dhe djalit të mixhës së Visar Ymerit, ai thotë se të gjithë janë njësoj.

Postimi i tij i plotë:

Advertisement

Mirush Dakaj, Komandant “Korbi” u vra në kohë lufte, ashtu siç u vra Ilir Konushefci dhe shumë të tjerë që u vranë nga dora kriminale e shqipfolësve të mjerë. Krimet që janë bërë gjatë luftës duhet të zbardhen gjithsesi dhe përgjegjësit të vihen para përgjegjësisë morale dhe ligjore. Gjykata speciale mund të jetë institucioni që mund ta bëjë këtë. Hashim Thaçi lidhi qentë dhe mos pengo funksionalizimin e Gjykatës speciale! Mos i ndërse kundër kryeministrit Mustafa, sepse nuk bëjnë asgjë tjetër pos që dëshmojnë se synon prishjen e koalicionit për të penguar funksionalizimin e Gjykatës speciale! Rastet e fundit, në të cilat zihet vëllai i Kadri Veselit me eksploziv, dhe djali mixhës së Visar Ymerit zihet me grupe ekstremiste fetare, tregon se të gjithë ju jeni njësoj. Bile vëllai i Kadrisë po na del truprojë e Muhamet Kelmendit të AAK-së. Djemtë e tradhëtuar në Kumanovë janë bij nënash dhe kanë besuar fort se po angazhohen për të mirën e kombit. Gjykata speciale nuk duhet dhe nuk mund të pengohet nga asnjë strukturë mafiozo-politike. Mirush Dakaj, Komandant “Korbi” ka qenë trim dhe luftëtar i fortë. Në Cerrovik dhe rrethinë e kujtojnë për të tillë.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × one =

Previous Post

O Isa Mustafa, o komunist i Serbisë, zëri i popullit të Kosovës nuk është “Ulurimë Egersirash ”

Next Post

Ekskluzive: Ja çka thonë defteret turke për origjinën serbe të Hashim Thaçit!

Advertisement