Dark Mode Light Mode

Haradinaj: Rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush

Kreu i AKR-së Ramush Haradinaj i cili gjendet në paraburgim pasi që u arrestua nga autoritetet franceze në Francë ka dërguar një porosi për siç tha ai miqtë e Serbisë.

 

Ai në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit.

Advertisement

 

Statusi i plotë:

 

Të dashur qytetarë të Kosovës,

 

Është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë “poternicat” e tyre.

 

Ne si popull e si individë, nuk jemi trembur nga tanket e Millosheviqit e lere më nga fletarrestet e tij.

 

Kam një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës, „Rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush“.

 

Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush!

 

Do të takohemi shpejt në Kosovë!

 

Juaji Ramush Haradinaj

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

13 + ten =

Previous Post

Ja si ta largoni akullin nga xhami i makinës për 10 sekonda, kjo është mënyra më e mirë (Video)

Next Post

Kosova: Je ne suis pas Charlie!

Advertisement