Dark Mode Light Mode

Haradinaj kujton masakrën e Srebrenicës: Mijëra jetë u shuan nga aparati shtetëror i Millosheviqit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar gjenocidin e kryer në Srebrenicë 28 vite më parë.

Haradinaj ka thënë se sot kujtojmë mijëra jetë të shuara në Srebrenicë, nga aparati shtetëror i Millosheviqit.

“Njerëz të pambrojtur e pa asnjë faj, përfshirë edhe fëmijë, gra e të moshuar, pësuan nga projektet shoviniste të realizuara përmes gjenocidit.

Advertisement

Masakra e Srebrenicës, 28 vjet më parë, fatkeqësisht nuk e ndali regjimin e Millosheviqit të kryejë masakra të tjera në Kosovë, me përmasa të një gjenocidi të ri”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar “qoftë i përjetshëm kujtimi për viktimat!”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × two =

Previous Post

Vdes një femër në rrethana të dyshimta në Spitalin e Prizrenit

Next Post

Ademi e priti selektorin e ri Gliha, flasin për rrugëtimin në kualifikimet e Euro 2024

Advertisement