Dark Mode Light Mode
Policia e Kosovës demanton Daut Haradinajn: Nuk u larguam nga shtëpia e Kryeministrit
Haradinaj: Kadaj-Bujupi s’na lajmëroi fare se po largohej, mirë se shkon në Vetëvendosje
Lamtumirë Etrit

Haradinaj: Kadaj-Bujupi s’na lajmëroi fare se po largohej, mirë se shkon në Vetëvendosje

largea_ramush-haradinaj-2-650x3581458989560Donika Kadaj-Bujupi nuk e ka lajmëruar fare ish-partinë e saj, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kur vendosi të largohej.

Kështu ka thënë sot kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, pas një mbledhje të jashtëzakonshme të partisë.

Ai pohoi se për largimin e saj janë njoftuar vetëm nga letra e deputetes Kadaj-Bujupi për dorëheqje.

Advertisement

Haradinaj ka thënë se nëse Donika Kadaj-Bujupi vendos t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosjes, nuk do ta pengonte aspak madje do të ishte veprim shumë i mirë.

Haradinaj duke folur për ngjarjet e djeshme, pohoi se protesta nuk është anuluar, por vetëm sa është shtyrë për një datë tjetër, që mund të jetë pas një jave.

Ai tha se AAK-ja vendosi të zhvillojë këtë mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth aktualiteti politik në vend.

Haradinaj deklaroi se është e kuptueshme se kanë dallime me partnerët e koalicionit, por kundërshtimin opozitar do ta vazhdojnë bashkë.

“AAK-ja i ka qëndrimet e vet dhe normalisht se kemi dallime, por ne mundohemi që qëndrimet tona në dakordim me partnerët e koalicionit t’i kthejmë në vendime të përbashkëta, nëse diçka e tillë është e mundur”, pohoi Haradinaj.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × three =

Previous Post

Policia e Kosovës demanton Daut Haradinajn: Nuk u larguam nga shtëpia e Kryeministrit

Next Post

Lamtumirë Etrit

Advertisement