Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova mund të jetë cak i terrorizmit religjioz dhe se duhet shtuar kujdesin për këto lloj sulmesh
“Unë mendoj se e kemi rrezikun e terrorizmit. Ata nuk lodhën për me e hedh në erë një Pazar a ndonjë treg të mbushur me njerëz”, tregoi Haradinaj në Klan Kosova, transmeton Insajderi.
Ai tha se sulmi terrorist i Nicës mund të ndodh edhe në Kosovës, duke paralajmëruar se edhe në Kosovë ka terrorizëm, sikurse kosovarët që shkuan në Siri.
Haradinaj kundërshtoi emërimet që kryeministri shqiptar i kishte dhënë presidentit turk Reccep Tayyp Erdogan, si “vëlla”. Ai tha se nuk e konsideron si “vëlla” Erdoganin.
“Jo. Nuk e kam vëlla, sepse unë jam shqiptar. Mund ta kem mik, shokë, por asnjëherë vëlla”, deklaroi ai.
Të lumtë i nderuari Ramush … Vijat e kuqe vlejnë edhe për politikat e mbrendshme edhe për ato të jashtme..! Nuk jemi pa rreziqe… Por shpresoj në të rinjët që kan edukatë kombëtare shqiptare…! Duhet të investojmë në Edukim – Arsimim dhe në Sport për ta rritur ndjenjen e dashurisë dhe patriotizmin kombëtarë…! Nuk ka tjetër vllazni jemi vetem me Shiptarët pa dallim besimi e jo me të tjerët që nuk na duan të tillë…/ Respekt…