Dark Mode Light Mode

Hallakmë në qeverinë serbe, rrahje e shuplaka në kabinetin e Ivica Daçiçit si n’ditë t’mbretit

Preshevë, 20 shkrut  -Në kabinetin e Ivica Daçiq, kohë më parë ka pasur një incident. Siq ka mesuar “Blic”, Vanja Vukiç, Këshilltar i Ministrit, ka sulmuan fizkishtz Branko Lazareviç, ish-shefin e kabinetit Daçiç, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Hallakamë në Qeverinë serbe

Advertisement

Vanja Vukiç dhe Branko Lazareviq, bashkëpunëtorë të ngushtë të Ivica Daçiqit, liderit të Partisë Socialiste të Serbisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, kanë pasur një përleshje fizike në zyrën e këtij të fundit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur dy muaj më parë në kabinetin e Daçiqit, në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Por, sipas mediumit serb “Alo!”, kjo gjë ishte vetëm çështje ditësh, pasi të dy kishte kohë që nuk kishin marrëdhënie të mira, në mes vete.

“Të dy kanë qenë prej kohësh në marrëdhënie të këqija”, ka thënë një burim i këtij mediumi.

E gjithë kjo është parë edhe nga sekretarja e Daçiqit, e cila thuhet se kishte filluar të bërtiste.

Vukiç e kishte goditur Lazareviçin, i cili thuhet se ishte shtrirë për tokë, duke i thënë Daçiqit: “Të kam thënë se çfarë do të ndodhë nëse takohem me të”, pas së cilës gjë edhe ishte larguar.

Përkundër këtyre, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq e ka mohuar një gjë të tillë.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × 5 =

Previous Post

Nikolic, kreu aktual i shtetit serb që i shpalli "luftë" shqiptarëve terhiqet nga kandidatura e presidentit

Next Post

Portieri i Sutton-it ha ushqim gjatë ndeshjes kunder Arsenalit[video]

Advertisement