Dark Mode Light Mode

Hajdari po intervistohet nga Prokuroria Speciale për rezervat shtetërore

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale nën dyshimet për  keqpërdorimin me rezervat shtetërore.

Ndryshe, Prokuroria Speciale më 18 gusht 2023, kishte zhvilluar një aksioni për bastisjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe shkoi edhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi.

Ministrja Rozeta Hajdari kishte thënë po atë ditë se dy zyrtarët e MINT janë të pafajshëm dhe se nuk kanë bërë kurrfarë shkeljesh ligjore derisa ka akuzuar Policinë se ka marrë kundërligjshëm dokumentet e rezervës shtetërore, duke rrezikuar kështu sigurinë kombëtare.

Advertisement

Ndërkaq, më 31 gusht 2023, Muharremi dhe dy të zyrtarët shtetërorë ishin liruar nga paraburgimi. Muharremi dyshohet se ka ndërmjetësuar kundërligjshëm në blerjen e rezervave shtetërore nga Turqia dhe Polonia.

Ai dyshohet se iu ka ndihmuar dy zyrtarëve shtetërorë Gara, dhe Lipovica , që të shkelin ligjin kur kanë porositur blerjen e rezervave shtetërore.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fifteen + 16 =

Previous Post

Tifozët e Bayer Leverkusen nuk përmbahen, futen në fushë pas golit të katërt

Next Post

ZPS kërkon dënim të rëndë për Pjetër Shalën

Advertisement