Dark Mode Light Mode
Kryeministri kanadez: Vrasjet në xhami, akt terrorist ndaj myslimanëve
Gruaja nga Rubiku tregon ferrin e martesës me biznesmenin nga Tetova: Më mbuloi dhe më braktisi se linda vajzë
Aleksandar Vulinit i ndalohet hyrja në Kosovë

Gruaja nga Rubiku tregon ferrin e martesës me biznesmenin nga Tetova: Më mbuloi dhe më braktisi se linda vajzë

Një grua nga Rubiku, e besimit katolik ka rrëfyer të “E Diela Shqiptare” , tmerrin që ka përjatuar në martesën me një biznesmen nga Tetova, dhe sesi jeta e saj u kthye në ferr.

 

Ajo tha se kishte prishur një fejesë me shkuesi më parë dhe pranoi për shkak të mentalitetit që të martohej me biznesmenin shqiptar në Tetovë.

Advertisement

Në fillim ajo mbulohet se kështu e donte feja e burrit.

 

“Pranova se ne shqiptarët e Shqipërisë jemi tolerantë. Për hatër të fesë së burrit pranova të mbulohesha”, thotë ajo.

 

Më tej ajo tregon se bashkëshorti i saj kishte qenë më parë i martuar, por ishte ndarë se nuk lindte dot fëmijë.

 

Mirëpo, ai ribashkohet edhe e sjell gruan e parë në shtëpi. “E thërrisnim njëra-tjetrën ortake”, thotë ajo, duke treguar se gruaja e parë e bashkëshortit nuk sillej mirë me të.

 

Më pas, gruaja tregon se lindi një vajzë dhe pas saj edhe dy vajza të tjera. “Herën e tretë më ka marrë nga Materniteti një shitëse e butiqeve që ai kishte. Nuk më erdhën të më shihnin fare. Madje vjehrra më tha se të morëm nga Shqipëria dhe nuk na dhe një djalë”, thotë ajo me lot në sy.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nineteen − 18 =

Previous Post

Kryeministri kanadez: Vrasjet në xhami, akt terrorist ndaj myslimanëve

Next Post

Aleksandar Vulinit i ndalohet hyrja në Kosovë

Advertisement