Dark Mode Light Mode

Gruaja e pasur vdes nga koronavirusi, infermierja i grabiti unazën e diamantit dhe kartën e kreditit

Një infermiere, e cila po kujdesej për një grua 86-vjeçare, që vdiq nga koronavirusi, i ka vjedhur të ndjerës unazën e diamantit dhe kartën e kreditit. Elizabeth Daniels, 29 vjeçe, kujdesej për Barbara Gust nga Koldorado e SHBA-ve, e cila prej disa ditësh ishte e diagnostikuar me COVID-19.

Por pak kohë para se moshuara të humbte jetën nga sëmundja, Elizabeth, dyshohet se ka vjedhur unazën e saj të diamantit dhe kartën e kreditit. Familjarët mësuan për këtë vjedhje vetëm kur po përfundonin të gjithë ceremoninë mortore.

Më pas me ndërhyrjen e autoriteteve policore, infermierja 29 vjeçare është arrestuar dhe sendet me vlerë të grabitura i janë kthyer familjarëve të viktimës, shkruajnë mediat e huaja.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

11 − eight =

Previous Post

Trupi i njërit djalë iu gjet në pus, djalin tjetër nuk e gjeti kurrë, rrëfimi i nënës Kumrije nga Drenoci

Next Post

Kurti thotë se presidenti Thaçi ska pse qëndron mbi hartë. Po ai çfarë bënë mbi hartën e Kosovës?!

Advertisement