Dark Mode Light Mode

XHAKA shpallet “Futbollist i vitit – 2012” dhe ambasador i shqiptarëve në Zvicër

Granit Xhaka, ish- futbollisti më i mire në FC “Basel” (sot për ekipin gjerman « Borussia Mönchengladbach ») ishte shpallur në vitin 2009 kampion botëror i cili sot është lojtar i shkëlqyeshëm i nacionales zvicerane. Pra, gjitha këto suksese dhe merita,  janë edhe  motivi i agjencisë sonë informative pse Granit Xhakën sot e shpall “Futbollist të vitit-2012″ dhe ambasador të shqiptarëve në Zvicër..” thuhet në komunikatën për media lëshuar sot nga agjencia informative kombëtare “Presheva jonë”.

 

 

Advertisement

 

Granit Xhaka futbollist zviceran (tash për ekipin gjerman « Borussia Mönchengladbach »)  tashmë i njohur në botën e sportit ndërkombëtar sot është shpallur “Futbollist  i Vitit – 2012” dhe ambasador i shqiptarëve në Zvicër nga agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”.

 

“Granit Xhaka është shembull më i mirë jo vetëm i integrimeve por edhe simbol i bashkimit të zviceranëve dhe shqiptarëve si dhe ndërkombëtarizimit në fushën e gjelbërt të cështjes së Kosovës dhe asaj mbarë shqiptare në arenën ndëkombëtare ”.

 

Granit Xhaka i cili rrjedh nga një familje tipike shqiptare nga Prishtina, një familje patriotike pa dyshim është ambasadori më i mirë i shqiptarëve në Zvicër. Ai si yll i futbollit zviceran, sot është shembull më i mire i të rinjve tanë në Zvicër, duke ju treguar botës, se shqiptarët nuk janë më ata shqiptarët sikur në vargjet e Esad Mekulit, sharraxhinjë e Beogradit, krah i punës… por të suksesshëm në sport,  diplomaci, shkencë dhe kulturë.

 

Granit Xhaka futbollist më i mirë në FC “Basel” ishte shpallur në vitin 2009 kampion botëror i cili sot është lojtar i shkëlqyeshëm i nacionales zvicerane. Pra, gjitha këto suksese dhe merita janë edhe  motivi i agjencisë sonë informative pse Granit Xhakën sot e shpall “Futbollist më të mire të vitit-2012″ dhe ambasador të shqiptarëve në Zvicër..

 

Prandaj, urojmë nga zemra Granitin dhe familjen e tij suksese  të duarnduarta. Kurse, të rinjtë tanë urojmë që të ndjekin rrugën e Granit Xhakës, që padyshim do të ishte rrespekt dhe nder për kombin tone..”, thuhet në komunikatë për media lëshuar sot nga agjencia informative kombëtare “Presheva jonë”.  Xhaka është personi i tretë i shpallur personalitet i vitit nga agjencia, pas Zendin Zidan dhe Micheline Calmy-Rey.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × 5 =

Previous Post

Deri në vdekje? Ronaldo me Realin e Messi te Barça

Next Post

Dy princesa në xhami...Shamia si test i tolerancës, demokracisë dhe antircizmit

Advertisement