Dark Mode Light Mode

Gjini i AAK-së: Vetëvendosja ka vjedhur vota

Nënkryetari i AAK-së dhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka komentuar zhvillimet e fundit politike që lidhen me formimin e koalicionit LDK-AAK.

Gjini ka thënë se Kosova ka pasur nevojë qe Vetëvendosja të qeverisë edhe tre muaj në mënyrë që “qytetarët ta shohin sa gabim ka qeverisur”.

“Unë mendoj se nuk ka masë të mjaftueshme të njerëzve që e kanë kuptuar se sa gabime ka bërë kjo qeveri. Ne jemi duke parë tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë. Na kanë lodhur prej 20 vitesh me këtë tenderë. Shikojeni se çfarë po bëjnë tani. Kemi parë edhe bordet. Shikojeni se çfarë po bëjnë tani me bordet”, tha ai.

Advertisement

Ai ka akuzuar Vetëvendosjen se në zgjedhjet e kaluara ka vjedhur vota.

“Diskursi i Kurtit se unë jam vullneti i popullit është rrenë, se mos harroni Vetëvendosja ka vjedhë vota, është dokumentu me film në zgjedhjet e kalume”, u shpreh ai.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × five =

Previous Post

PSD-ja nuk do të jetë pjesë e Qeverisë, s’morën as ofertë

Next Post

Serbia vendos t'i hapë kufijtë, ja kur

Advertisement