Dark Mode Light Mode

Gjermania shpreson se do t’i ndreqë marrëdhëniet me Turqinë

Gjermania shpreson se do t’i ndreqë marrëdhëniet me Turqinë Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ka thënë se shpreson se takim që kishte me homologun e vet turk do të ndihmojë në kthimin në normalistët të marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilat u tensionuan javën e fundit.

Marrëdhëniet diplomatike u përkeqësuan mes dy vendeve pasi presidenti i Turqisë, Recep Erdogan, e akuzoi Gjermaninë për “praktika naziste” pasi që disa komunave gjermane i anuluan ngjarjet ku ministrat qeveritarë turq pritej t’iu adresoheshin njerëzve me origjinë turke në Gjermani, në mbështetje të referendumit që do t’i jepte Erdoganit më shumë pushtet, transmeton Express.

Pas një takimi të mëngjesit me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, Gabriel e bëri të qartë se “janë disa vija nuk duhet të kalohen dhe njëra nga to është krahasimi i Gjermanisë se tanishme me atë naziste”.

Advertisement
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ten − 5 =

Previous Post

Alonso: Barcelona mund ta eliminojë PSG-në

Next Post

Norvegjia, Danimarka e Suedia kanë nevojë për punëtorë të huaj, paga deri 4500 euro në muaj!

Advertisement