Dark Mode Light Mode

Gazetat e Beogradit: Gjysma e Luginës se Preshevës mbetet e jona, nën Serbi

Harta: Tkurret Kosova Lindore pa Medvegjën dhe pa shumicen e Bujanocit ?!

“Përkufizimi i kufijve është dakorduar. Serbisë i mbetet Leposaviqi, kurse Kosovës i jepet Presheva, deri në një kilometër në afërsi të autostradës dhe plus një pjesë e Bujanocit. Vetëm akoma nuk është arritur marrëveshja rreth Kopaonikut dhe Gazivodës. Arsyeja e vetme për ardhjen e Makronit në Serbi është se korrigjimi i kufijve të përfundojë, ngase Franca mori përsipër  nga BE-ja për ta përfunduar atë”, u shpreh Obradoviq, në një konferencë shtypi në Çaçak.

Obradovq, sipas deklaratës së publikuar në faqen e Lëvizjes “Dveri”, ka paralajmëruar publikun se autoritetet serbe janë aktualisht në fazën përfundimtare të një marrëveshjeje me “separatistët” në Prishtinë dhe se kokat kryesore për këtë përkufizim kufijsh janë Vuçiq, Thaçi dhe Makron, anëtar i Parlamentit Europian Arno Danzhani, lobistë në mesin e diplomatëve francezë.

Advertisement

Ai, shtoi se Danzhani  është një mik i Thaçit, i cili e mbrojti atë nga Dick Marty me akuza për trafikim të organeve. Ai, gjithashtu, ka qenë një i dërguar special në vitin 2004 në misionin e Havier Solana, si dhe një faktor i rëndësishëm në zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit të 1995, si dhe Marrëveshjen e Rambujesë si një ekspert në Ministrinë e Mbrojtjes në 1999, thuhet në faqen zyrtare të Lëvizjes “Dveri”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 + eleven =

Previous Post

Zvicra 15 vjet burg serbit i cili mbyti gruan me 103 goditje me thikë

Next Post

"Shumart" e Serbisë serbizojnë Preshevën edhe me "ushtare te vdekur" ne aksionin: Një pemë një luftëtar

Advertisement