Dark Mode Light Mode

Gafa e Realit, fotoja e Modric në faqen e internetit

Real Madrid duket se është përgatitur mirë për mbërritjen e Luka Modric nga Tottenhami, madje deri në detajet më të vogla. Në faqen zyrtare të internetit të klubit madrilen u publikua për pak minuta fotoja në hapësirën e dedikuar për Modric, që figuronte pjesë e ekipit të Mourinhos.

Akordi me Tottenhamin nuk është arritur ende dhe ky veprim i cilësuar si gafë tërhoqi shumë klikime për pak minuta, pasi profili i Modric u fshi nga faqja e Realit. Nga klubi u mor vesh më vonë se gjithçka që kishte ndodhur ishte vepër e një hakeri.

Në profil, kroati përshkruhej si lojtar i Realit prej këtij sezoni, ndërsa ishte shkruar edhe se ka luajtur për Tottenhamin në periudhën 2008-2012.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twelve − one =

Previous Post

Juventus - Llorente, ende pa zgjidhje

Next Post

Ambasadori shqiptar vizitoi Bujanocin

Advertisement