Dark Mode Light Mode

Fotografi i Obama-s kujton kështu refugjatët nga Kosova (Foto)

Pete Souza, fotografi zyrtar i ish-presidentit amerikan Barack Obama, së fundmi ka postuar disa fotografi duke kujtuar luftën dhe refugjatët nga Kosova.

Ai ka shkruar se këto fotografi i ka kthyer në rrjetet sociale pas diskutimeve të shumta që po bëhen së fundmi, si rrjedhojë e vendimit të presidentit të ri Donald Trump për moslejimin e hyrjes së refugjatëve nga shtatë shtete islame.

“Në mes të dy periudhave sa isha në Shtëpinë e Bardhë, kam pasur karrierë të ndarë si fotograf i lirë dhe si fotograf në Washington i ‘Chicago Tribune’. Të dy këto eksperienca jetësore më dhanë perspektivë të ndryshme në fotografim në Shtëpinë e Bardhë gjatë administrimit të Obamas. Ka shumë lajme së fundmi për refugjatët. Edhe pse duhet të pranojmë që nuk është njëjtë si sot, për pak kohë kisha bërë dokumentimin e krizës së refugjatëve nga Kosova në fund të viteve 90. Po i postoj disa fotografi nga mbulimi im në Maqedoni ku përfunduan shumë shqiptarë pas dëbimit nga shteti i tyre”, ka shkruar ai

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nine − six =

Previous Post

Pas Musliut edhe Shaip Kamberi e Ragmi Mustafa i thonë jo pjesëmarrjes ne zgjedhjet presidenciale në Serbi!

Next Post

VIDEO /Kryeministri kanadez dëgjon sure nga Kurani

Advertisement